e hënë, 31 gusht 2009

POLICIA - 29 Gusht 09

http://www.ditaripublik.blogspot.com/

POLICIA
Fati e deshi qe ne sheshin DAM te AmstelDAM-it te zhvillohej koncerti i radhes i aktiviteteve te fundjave. Gjithcka falas. Elementi me humoristik i ligjit nuk mungonte, policia. Te rreshtuar si birrila te shperndara kudo shihje nje biond apo bionde me kemishe te bardhe e pantallona blu.
Misioni , te ruanin qetesine e te benin zap nje grumbull turistesh te dehur nga aroma e lirise qe ndjell e kundron ky qytet tip. Me kufje alla Sokol Balla, te bardha e te perdredhura degjonin njoftimet e radios ose muzike nga Radio "Sex FM".Mu ne hunden time me ishte ndalur nje cift policesh rreth te 30-tave njeri me i bardhe se tjetri ku gjatsia e secilit kalonte 1.80.
Te hipur mbi bicikleta me kaskete mbi veshe po bisedonin per dicka qe dukej interesante. Pasi sqaruan disa qytetare me permbajtje fshatari kinez u penguan per te vezhguar sheshin nga nje individ pak i tymosur ne marihuane. Burri me floke te rene perpara dhe me fije te sterzgjatura mbrapa duhet te ishte rreth te 50 por peshonte po kaq. Me nje lekundje tipike sizmike i qendronte para polices bionde te varuar ne biciklete si nje traste ushqimesh mbi tryeze.
Permes syzeve te saj mbrojtese pa ngjyre dukej ne thellesi imazhi i njeriut bezdises qe fliste per politiken, muziken apo ndoshta edhe per Shqiperine...ku i dihet. Pasi i kerkuan te largohet nga pamja e tyre burri i thate mori poza serioze , ngadalesoi ritmin e lekundjes dhe pasi mblodhi xhaketen ju pergjigj se ishte qytetar i lire dhe mund te rrinte kur te donte dhe ti fliste kujt te donte. Pasi pane se asnje ligj nuk ishte thyer cifti i rinj i policeve ndezen dritat e bicikletes dhe u zhvendosen ne nje tjeter pozicion strategjik.
I gjithe ky pershkrim ishte per te treguar se mbajtja e mjeteve te levizjes tek policia e AmstelDamit shpjegonte edhe rangun. Polici me i thjeshte ecte ne kembe. Nje rang me lart ishte ai me patina, Shefat e operacioneve me bicikleta, ndersa te medhenjte ishin me kuaj. Bukur do ishte te benim te njejten gje edhe ne mrekulline tone shqiptare. PSH, polici rrugor me emrin Hamdi qe shpesh e gjen afer 21 dhjetorit apo Drejtorise se policise , ta leme ne kembe duke i aplikuar standartet "europiane", pasardhesin e Krenar Ahmetit ne Komisariatin e rrugores ta nxjerrim me patina, Ahmet Premcin me biciklete dhe Bujar Nishanin me kale. Po kryeministri me cfare mjet transporti duhet te levize???
Mos harroni te beni komente pozitive per zyrtaret pasi http://www.ditaripublik.blogspot/-u pergjohet.

1 koment: