e hënë, 31 gusht 2009

Shi ne NewMarkt

Nje kinez me pamje nga Honk Kongu ishte imazhi i pare qe mu shfaq sot, pasi eshte personi qe me shume se ndaj shtepine ndaj leket qe paguaj per te. Rruges per ne New Markt shoh qytetin qe pertoi te zgjohej sot meqe eshte e diele. Por dielli qe perplasej ne asfalt i nxit te dalin jashte per karikim , pak a shume si baterite e tilla. Asgje interesante sot por dje po ama. Pas xhiros se zakonshme ne lagjen me drita te kuqe ndala hapin ne sheshin ku po pi helmin e perditshem tani , kafene , ne NewMarkt. Quhet keshtu se eshte qendra me e vjeter tregtare ne bote. Uh se mu kujtua para se te ndalja hapin ketu mbreme me ndali frymen Megi, keshtu vendosa ta quaj nje engjell qe pashe ne nje vitrine. Bionde rreth 1.80 me e rrumbullakosur nuk behej dhe me nje pale sy gozhdues. Qendrova dy minuta nga larg pasi sdoja te bija ne sy , duke e pare per ti gjetur defektet ne pamje. E tmerrshme. Nuk gjeta asnje. Sy te perkryer, perkulje tunduese dhe levizje pushtuese. Keto momente ajo lutej duke bere me shenja qe edhe mashkulli me i peshtire ti afrohej. Nese nuk do ishte ne ate vitrine edhe mashkulli me i bukur do peshtirosej duke i shkuar mbrapa fundit te saj qe here here ngrihej pa dashje si nje adoleshente e pafajshme dhe naive. Pra vetem nje dere e ndante nga ndryshimi radikal dhe ate dere nuk e kapercente. Kush e di se pse. Fati e deshi qe isha mesuar me skena te tilla pasi perndryshe do thyhesha si cope xhami para deres se parajses se saj.Leviza kembet me pertese dhe pashe nje grumbull njerezisht ne shesh qe po ndiqnin nje koncert te nje zezaku jo shume te zi qe recitonte me muzike. Hapesira e NewMarkt ishte e mbingopur. Sheshi nuk mund te mbante me shume njerez mbi shpine por as i nxirrte jashte me zor. Iu bashkova turmes per tu bere njesh me ta si nje trup i vetem. Shpertheu shiu sikur nje gjigand po derdhte nje kove me uje qe spo mbaronte. Por njerezit si me te zgjuar se ai qe i lufton nxorren nga xhepat armet e tyre personale dhe kolektive. Cadrat por me shume edhe mushamate qe ishin rreth 10 metra katror dhe mbronte nga kjo perplasje e lageshtires me thatesine rreth 25 persona. NewMarkt ishte mbushur me njolla njolla te kuqe e jeshile ne varesi te mushamave 10 metroshe. Si per inat shiu u rendua dhe po keshtu edhe mushamate. Tashme ishte me e veshtire te mbroheshe nga ky sulm. Pasi pashe qe shiu ishte i vendosur te me lagte dola nga vendstrehimi provizor dhe ju drejtova ti hip dashurise sime...bicikletes. Mes shiut bresherit dhe vetetimave qe shkrepnin si aparat fotografik minut pas minuti sosa ne shtepi. Nje daleron dhe gjume.

1 koment: