e martë, 1 shtator 2009

Gjumё tё ёmbёl, vetja ime - Flete nga Ditari i F.G 22 Qershor Bulevard Caffe

Kёrkoj mes zhurmave tё mbush zbrazёtinё qё lё ti. Ende s’e di se ç’ndodhi, megjithёse shpesh i them vetes se s’ndodhi asgjё veç faktit qё asgjё s’ishte. Kёrkoj tё eci dhe tё mbushem plot teksa nё njё cep tё zbrazёt zёri yt jehon, si pёr tё mё thёnё qё ai vend do tё vazhdojё tё qёndrojё bosh edhe pёr shumё kohё. Frikem nёn tutelёn e mendimeve dhe dyshimeve qё vёshtirё tё mё ndahenn e vёshtirё t’i kontrolloj. Ndihem asgjё nё heshtjen tёnde, ndihesha plot dikur. Vetёm pak, pak dashuri pёr tё mё ndryshuar dhe pёr tё mё bёrё diçka qё s’jam. Vetёm pak pёr tё mё bёrё qё tё harroj streset e ditёs dhe ankthin e punёs.


S’jam asgjё pa ty. Jam thjesht njё njeri qё eci rrugёve, mbytem zhurmash dhe kёrkoj tё ndodhё diçka e ti tё mund tё shfaqesh aty, megjithёse mirё e di qё ti s’do jesh. O ndoshta do tё jesh atёherё kur gjithçka tё ketё marrё fund, kur gjithçka tё mos jetё mё imja dhe e jotja, por tё jetё tretur nё heshtjen vrasёse qё tashmё mё ka mbetur.

Jam e keqe pёr dikё. Pёr ty isha e mirё. O tё paktёn ashtu gёnjeja veten pёrditё. Nuk di ku kam gabuar. Nuk di nёse kam gabuar. Mё duket mё tepёr njё tentativё pёr tё mbuluar gjёrat e pathёna, gjёrat qё ndoshta do tё vrisnin mё pak nёse do tё thuheshin.

Lidhje tё ndёrtuara mbi gёnjeshtra. Mbi atё qё s’ёshtё. Mbi atё qё s’ka qenё. Vetes i pёrsёris se s’kam qenё thjesht njё pёrdorje. Se ndjenja ka pasur diku. Veten gёnjej se jam diçka mё shumё...

Hesht pёrlotur mes dhimbjes sё diçkaje qё kurrё s’e kam kuptuar, duke shpresuar se ndoshta, njё ditё, tё arrij tё di ç’kam qenё…

Pёrkёdhelem ndjenjash tё shkelura, teksa kёrkoj njё justifikim pёr gjithё zhgёnjimet e mia. Dashuroj, dua, gёzoj, kёnaq, epem e sёrish jam nё tё njёjtёn pikё vuajtje duke I pёrkujtuar vetes atё çka ndodhur mё parё. Pavendosje pёr gjёrat qё kaloj, pёr ato qё ikin dhe ato qё vijnё, pa ditur t’I pagёzoj me njё emёr, pa ditur asgjё. Ndoshta kёrkoj mё tepёr, ndoshta jap mё shumё. Kam etje tё mё duan, tё mё pёrkёdhelin, tё mё puthin e kёtё ta bёjnё pikёrisht ata qё dua, ata qё mё thonё qё mё duan e mё pas veniten diku mes jetёve tё tyre teksa unё shpresoj qё nё njё pikё tё rikujtohen pёr mua dhe tё mё kushtojnё pak vёmendje.

Njerёz qё tё duan vetёm atёherё kur mbeten bosh, teksa mё kkujtojnё vetveten se si luaj nё internet nё orёt e vona dhe ku marr pёrsipёr t’u flas edhe personave me tё cilёt s’kam c’bisedoj me shpresёn qё koha tё kalojё mё shpejt dhe gjumi most ё mё zёrё mbi tastier. Ndёrkohё do tё doja tё isha sin ё ato rastet kur ti mezi prêt qё tjetri tё jetё nё linjё dhe tё diskutosh pёr gjithçka tё mundshme, pёr çfarё tё duash, pёr prapёsitё, tё bukurat, tё shёmtuarat, ndjenjat, dhe ku çdo fjalё e tjetrit, çfarёdo qё tё pёrshkruajё, tё sjellё njё ngrohtёsi nё zemrёn tёnde.

Mё mungojnё kohёt kur çmenduria bёnte tё vetёn. Kohёn nё tё cilёn prisja me padurim orёt e gjata tё bisedave (kurrё s’e marr vesh se ç’flas nё to, por e di qё jam e lumtur). Flas, them, qesh, buzёqesh, pres me ankth pёrgjigjen e tjetrit, ndёrsa shoh sytё se ç’duan tё mё thonё (a thua vallё sytё janё pasqyrё e shpirtit?! E si mund ta kuptosh tjetrin nga sytё? Unё jam e dashuruar me ata sy. Mund t’u kuptoj zemёrimin, tё qeshurёn, por sinqeritetin a ua kuptoj dot? Nuk besoj. Sepse sytё e mi janё tё verbёr, tё verbёr nga dashuria pёr sytё e tjetrit, buzёt e tij, epshin qё mё pёrcjell. Jam e lumtur dhe zbres nga qielli e pёrplasem nё tokё nё momentin qё fytyra e tij ndryshon mimikё, qё shfaqet njё rrudhё nё ballё, njё mospёrfillje nё tё folur, njё… e thua unё ta njoh gjendjen e tij vetёm nga sytё.?Po nёse ata sy s’duan tё mё japin asgjё?)

Jam e lodhur sonte. Teksa ankthi I punёs mё ka pushtuar gjithё ditёn, ardhja e natёs nuk e ka lehtёsuar, thjesht mё ka sjellё edhe mё tepёr boshllёk nё vetvete.

Jam e heshtur sonte. S’e di ç’duhet tё bёj, ç’duhet tё them, tё veproj. Ndoshta t’I nёnshtrohem harresёs, por edhe ajo ёshtё tepёr e dhimbshme pёr tё vijuar. Sepse çdo njeri nё jetёn tёnde lё shenjёn e vet, dashur-padashur. Mund tё lёrё njё shenjё tё bukur a tё shёmtuar, e megjithatё ёshtё aty, me gjurmёn e vet. Unё… endem nё kёrkim tё vetes. Mund tё mё ketё humbur sonte.

Nё pёrgjumje thёrras qetёsinё. Ndoshta ajo do jetё mikja ime sonte..

Gjumё tё ёmbёl, vetja ime!!!

Nuk ka komente:

Posto një koment