e martë, 1 shtator 2009

Nevoja per te qene edhe e dobet - Flete nga Ditari i E.D - Bulevard Cafe

Boulevard – 17 prill

Kam nevojё pёr dikё tё mё fshijё lotёt ose edhe tё m’i bёj tё derdhen dhe jo tё rrinё tё ngecur aty nё folenё e tyre tё syve. Sepse kam nevojё tё shfryj, t’i them tё gjitha ato qё ndiej, tё zbraz gjithё kёtё ankth qё mё ka pushtuar nё gjithё kёtё kohё pa mёshirё. Kam frikё tё lёshoj njё lot e vetme qё njerёzit tё mos mendojnё se jam e dobёt a e çmendur (edhe pse jam e sigurt se asnjёrit prej tyre nuk I bёhet vonё se si ndihem dhe kureshtja e asaj se kush mund tё jem vjen vetёm nga dёshira njerёzore pёr t’u marrё me jetёn e tjetrit).

Ndiej tё pёrlotem kёtu ku jam, megjithёse asgjё nuk ka prekur fytyrёn time dhe gjithçka vijon tё qёndrojё nё sy, aty nё kapakun e poshtёm teksa unё pёrpiqem tё tёrheq mbrapsht atё lёng qё kёrkon tё mё turpёrojё nё sytё e tё tjerёve pёr t’u treguar atyre dobёsinё time, tё cilёn nuk kanё pse ta dinё. Unё e di qё jam e tillё dhe e pranoj qё jam e tillё (s’kam pse jo. Edhe nё shkrimet e shenjta thuhet se femra duhet tё mbahet si njё enё e çmueshme dhe delicate, edhe atje pranohet se jam e thyeshme dhe kam nevojё pёr pёrkujdesje. Atёherё pёrse duhet t’u tregoj tё tjerёve femrёn e fortё dhe jo femrёn e dobёt? Pse duhet tё kem frikё tё shprehem ajo qё jam? Pse duhet tё vazhdoj tё druhem?)

Qёndroj kёtu ulur, me makiaton time tё pёrditshme. E zgjodha pikёrisht kёtё vend qё tё jem nё qetёsinё time, pa nevojёn e shtirjeve nё punё sikur jam duke punuar edhe pse e ndiej trurin tё lodhur dhe e di qё kam nevojё pёr pushime. Sepse kam kuptuar qё jam e paaftё pёr tё mashtruar, cilёsi qё ma kёrkojnё shpesh ta praktikoj dhe qё vazhdoj tё provoj se jam e paaftё pёr ta zotёruar. (Nuk kam problem me mashtruesit. Thuhet se njeriu ka arritur tё mbijetojё, sepse ka arritur tё pёrshtatet me ambientin. Dhe mashtruesit janё njё racё mrekullisht mbijetuese nё çdo situatё).

Muzika nё sfond mё çorientonka sot, megjithёse ёshtё muzika ime e preferuar. Ndoshta kam nevojё pёr pak qetёsi dhe tё qenёt e zhurshme nuk ёshtё njё veti e kёtyre momenteve. Jam pak… e etur pёr … e etur.

Ndoshta mё mirё tё hesht sot… fjalёt nuk qenkan kёtu… qenkan zhdukur. Pёr mё tepёr thonё se edhe budallai po tё hesht, duke i mençur. Unё qё pretendoj se s’jam budallaçkё, duhet tё dukem edhe mё mirё….

SE SHPEJTI SHKRIMET ME TE MIRA NE NJE LIBER

Nuk ka komente:

Posto një koment