e martë, 1 shtator 2009

Krekosja me dashnoret e kaluara - Flete nga Ditari i E.D 15 Prill 2009

Boulevard – 15 prill

Njё kafe vetёm mund tё tё japё shumё mё tepёr seç duket. Mes heshtjes ke kohё tё mendosh e tё sjellёsh ndёrmend tё gjithё jetёn tёnde, ditёn natёn, çastet qё ke kaluar e tё kuptosh se ku ishe dhe ku s’ishe ndёrkohё. Rrallё kam ditur t’u jap pёrgjigje tё gjitha pikёpyetjeve qё mё janё ngritur ndёrkohё nё kokё e megjithatё jam munduar t’I them vetes se jam pak mё shumё se thjesht njё object qё lёviz rrugёs a qё ulet dikiu.

E di qё s’kam vlerё pёr shumё njerёz e qё pёr disa tё tjerё jam shumё e pёrpiqem qё kёtyre tё fundit tё mund t’u kushtuoj aq sa mundem e mё tepёr se mundem pёr t’i pasur gjithmonё pranё meje dhe pёr tё vlerёsuar atё qё Zoti mё ka dhёnё, ashtu, sipas mёnyrёs sime, edhe pse e di qё s’ёshtё aq e drejtё, megjithatё justifikoj veten se diçka bёj.

Luhatem mes kёnaqёsisё qё mё jep heshtja, ndjej vёshtrimet e tashmё kuptoj se ato vёshtrime kanё filluar ta humbasin efektin qё kanё pasur dikur, kur triumfuese ose jo hyje diku, duke e matur veten nё kokat e kthyera.

Tashmё jam rritur. Ndoshta u rrita dje, edhe pse “rritja” ёshtё njё process shhumё I pakuptueshёm pёr ne njerёzit. Brenda vetes jam ende fёmijё. Njё fёmijё qё shpesh luan rrugёs teksa tё tjerёt mё qortojnё duke mё kujtuar moshёn e duke mё thёnё se nuk duhet tё sillem ashtu e duke mё larguar kёshtu nga gjёrat e vogla e “tё turpshme” qё mё japin aq shumё kёnaqёsi.

E pagjumё mbrёmё. Ndoshta e kishin fajin ushqimet qё hёngra, shumё djegёse. Njё zgjim I herёt sot. Ndoshta faj i gjithçkaj qё konsumova mbrёmё…

Ka gjithmonё njё arsye pёr pagjumёsinё… njё mendim qё mё kalon nёpёr kokё e qё mё bёn tё mendoj shumё e tё rimendoj gjёra tё tjera duke I rithnёnё vetes tё drejtat dhe tё gabuarat, hapat qё duhet tё kasha hedhur dhe ato qё do tё hedh tё nesёrmen. E di qё mёngjesi mё gjen me njё tjetёr mendje dhe realiteti mё pёrball me tё tjera zgjedhje. I them vetes qё asgjё s’duhet tё ndryshojё. Gjithçka kalon, gjithçka ecёn. Edhe unё me kohёn, edhe unё pa tё… mes hapave tё tё tjerёve ku hapat e mi nuk ndihen dhe nuk lёnё shenja tё dukshme, por thjesht njё hije pluhuri diku, e cila mё pas do tё zhdduket pas kalimit tё dikujt tjetёr nё tё njёjtin vend, me hap pak mё tё gjatё a tё shkurtёr e gjithsesi, asgjё s’do tё mbetet mё.

Ngatёrrim nё mendje teksa mendimet rendin kush e kush tё hidhet I pari e tё gjithё ngecin nё dalje teksa shtyhen njёra me tjetrёn. Nuk di cilёn tё zgjedh, nuk di ç’t’I them asnjёrёs teksa kёrkoj qartёsinё time dhe e dashuruar jam me atё lum mendimesh qё rrjedh deri diku e pastaj ngec pas porte due “pritur radhёn. Edhe duke mos e pritur…

Teksa mbrёmё ndieja njё dhimbje nё stomak, nё zemёr gjithashtu diçka lёvizte. Jam gjithmonё e dashuruar pas çdokujt “tё çmenduri” qё mё grabit tё gjithёn dhe qё çmendurinё e konsideron lёvdatё. E di vuajtjen time paraprakisht dhe jepem tёrёsisht me shpresёn e gabuar se gjёrat do tё vijojnё nё çmendurinё e parё. Nuk mёsoj nga gabimet, nuk kam mёsuar kurrё prej tyre, megjithёse kam vuajtur shumё. Dhe ndiej qё sёrish vuaj nё kokёfortёsinё time tё njohur prej vitesh, tё theksuar prej kohёsh. Krenare dhe jokrenare para ndjenjave nё tё njёjtёn kohё, teksa I kam parё kёshilluesit e mi tё inatosen dhe tё mёrzitem me pёrsёritjet e mia tё vazhdueshme… s’ndryshoj, dua , dashuroj.

Ty… tё mendoja mbrёmё. Ashtu e heshtur, mes ushqimit djegёs dhe tё ftohtit tё nxehtё qё mё ka pushtuar nё kёto ditё qё koha nuk dihet si ёshtё nga ora nё orё. Mё endesh mendimesh dhe asgjё nuk arrij tё realizoj. Je njё mendim, je njё ёndёrr, je I paarritshёm, je thjesht njё ide, njё hije, asgjё reale. Ia pёrkujtoj vetes kёtё nё mёngjes, se tashmё ёndrrat u mbyllёn dhe unё duhet tё zgjohem, tё ngrihem nga krevati, tё vijoj punёn, jetёn time.

Por mё mungoi çmenduria. Ajo lloj çmendurie me tё cilёn dashurohem me njerёzit dhe qё mё pas, çuditёrisht, e shoh tё zhduket rrugёs. Mё mungon spontaniteti, mё bёn tё druhem momenti I stepjes kundrejt telefonatёs, I shmangies sё pyetjes, mungesёs qё ndiej, ajo ideja e famshme kur isha e vogёl se “dy veta duhet tё bёhen njё”. Tashmё kёrkojmё “identitetin” tonё, a thua se ky identitet emёrtohet vetёm me tradhtinё, me flirtimet rrugёs e nё shoqёri, me krekosjen pёr dashnorёt e dashnoret e kaluar. Tashmё dashuria ёshtё thjesht numёr, jo ndjenjё, numёr I atyre qё ti kalon. Ndjenjat kanё vdekur, po shuhen, nuk po ekzistojnё mё… krenar je vetёm nё lёvizje shifrash…

17 prill

Ndёrsa unё, skllave ndjenjash mbetem, skllave e tyre dua tё jem. Tё ndiej tё pёrjetoj nё maksimum puthjen prekjen, epshin, lёvizjen e dorёs mbi flokё, mbi lёkurё, atё prekjen e magjishme qё mё bёn tё ndihem tjetёr, tё jem jashtё kёsaj bote ku mёngjesi mё gjen duke derdhur lot…

Absurd ёshtё ai qё mё rrethon nё ditёt e netёt e mia dhe shpesh nuk di emёr t’u jap gjёrave. Tё kёrkoj ty tё mё shpjegosh gjithçka qё ndodh, gjithçka qё ёshtё, teksa ndihem e lёnё nё heshtje, e pёrbuzur nё ndjenjat e mia nё pasionin tim. Dua qё tё bёj mё tepёr, tё jem mё tepёr, tё pёrjetoj gjithçka kam ёndёrruar, tё ёndёrroj gjithçka kam pёrjetuar. Sepse jam njё njeri me neurone, me qeliza qё pёrbёjnё trupin tim dhe qё ndiejnё gjithçka. Lёkura ime pёrpith gjithё ndjesitё e mundshme q1ё sillen rrotull meje, teksa thёrret nё pёrhumbje emrin tёnd.

Tё flas, tё dёgjoj, qaj, pёrlotem dhe mё tutje kёrkoj tё kuptoj pa mundur tё marr vesh asgjё. Sepse ti hesht nё botёn tёnde, mbyllesh atje Brenda, pa mё dhёnё çlirim nga ankthet e mia, pa mё dhёnё tё kuptoj se çduhet tё bёj dhe ku duhet tё vijoj ecjen time… ti mё mbyt me dyshimet e tua, me hidhёsinё e zёrit tёnd, me ftohtёsinё e tij. Pikёrisht ai zё qё dikur e kam dashur dhe qё s’ёshtё mё I tillё. Pёrjetoj nё ёndrrat e mia qetёsinё e tij dhe fytyrёn tёnde nё ravijёzime si pёr t’u ngrohur sadopak nё ftohtёsinё e tanishme. Mё duhet tё kthehem pas nё kujtime pёr tё kёrkuar gjёrat e bukura nё mёnyrё qё gjumi tё ketё mёshirё pёr mua dhe tё mё afrohet mes lotёve qё kanё mbushur jastёkёt nёn kokёn time dhe shamitё e mbledhura aty pranё…

Ndёrsa ti vazhdon tё marrёsh e mos japёsh nё largimin tёnd.

Nuk di. Kam frikё tё pyes, kam frikё se njohuria do tё mё largojё prej teje dhe, njё femёr e dobёt jam teksa tutem nga e vёrteta se, ndoshta, ndjenjat e tua tashmё janё shuar dhe asgjё nga ato qё ishte nuk do tё jetё. Pёrhumbem, pёrhumbem, pёrhumbem…

Kush do ta kuptojё njё vajzё tё lodhur nё zhgёnjime apo kush do ta dojё vallё? Sepse ti asgjё nuk bёn, asgjё nuk jep tashmё. I mbytur nё ёndrat e tua qё nuk janё mё tё miat mё mbyt tё gjitha shpresat dhe ikёn, ashtu heshturazi, pa thёnё njё fjalё, pa bёrё asgjё. Unё isha thjesht njё tjetёr kalim hapёsire (koha ёshtё inekzistente) dhe njё tjetёr kujtim I strukur diku nё kujtesёn tёnde, thjesht pёr tё thёnё njё ditё: ajo, ishte imja!

*SE SHPEJTI PJESET ME TE MIRA TE BOTUARA NE NJE LIBER

Nuk ka komente:

Posto një koment